Sport

Kërkohet arrest shtëpiak ndaj Agim Ademit


Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj Agim Ademit”, ka thënë shkurtimisht ajo për Albanian Post.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dje (e mërkure) u vendos që kreu i FFK-së mbahej për 48 orë, por pas pak orësh iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe përfundoi në spital për tretman të mëtutjeshëm, ku po vazhdon të qëndrojë akoma.

Ndryshe, Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.

Derisa këtë e konfirmoi edhe raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se kreu i futbollit kosovar dyshohet për veprat e lartcekura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore