Lajme

Kërkesat globale për naftë në rritje, Arabia Saudite shton prodhimin


Arabia Saudite shton prodhimin e naftës për shkak të kërkesa globale në rritje

Kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite lajmëroi rritje të shpenzimeve për prodhim të naftës për t’iu dalur zot kërkesave globale për naftë, pasi u lajmërua dyfishimi i profitit në vitit 2021, transmeton “The Guardian”.

Saudi Amarco, eksportuesi më i madh i naftës në botë dhe njëra nga kompanitë që regjistron fitimet më të mëdha, tha se profiti i saj neto është shtuar për 124 përqind të 110 miliardë dollarë, krahasuar me 49 miliardë në vitin e kaluar.

Kompania tha se fitimet e saj ishin rritur si rezultat i çmimeve më të larta të naftës së papërpunuar pasi kërkesa për naftë u rikuperua pas pandemisë, dhe gjithashtu për shkak të rritjes së marzheve në biznesin e saj të rafinimit dhe kimikateve.

Nafta e papërpunuar Brent arriti në 139 dollarë për fuçi, një nivel më i lartë në 14 vjet, në fillim të këtij muaji, por që atëherë ka rënë në afër 100 dollarë. Në fillim të dhjetorit, një fuçi naftë e papërpunuar ishte nën 70 dollarë.

Aramco pret që kërkesa për naftë të vazhdojë të rritet dhe tha se kërkohen “investime të reja thelbësore” për të përmbushur këtë kërkesë, në një lëvizje që ka të ngjarë të shqetësojë aktivistët e klimës.

Ajo tha se po rrit shpenzimet e saj kapitale për vitin 2022 me rreth gjysmën në mes 40 dhe 50 miliardë dollarë, me rritje të mëtejshme që pritet deri në mesin e dekadës. Shpenzimet kapitale të firmës shtetërore të naftës ranë nën 32 miliardë dollarë në vitin 2021, një rritje prej 18% në vitin 2020.

Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u është kërkuar ditët e fundit nga qeveritë perëndimore të pompojnë më shumë naftë për t’i dhënë fund varësisë së tyre nga furnizimet nga Rusia.

Vendet e Gjirit janë dy prodhuesit e vetëm kryesorë të naftës që kanë kapacitet rezervë të menjëhershëm në gjendje të kompensojnë mungesën e energjisë së prodhuar nga Rusia.

Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tha në një raport të fundit se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri më tani nuk “po tregojnë gatishmëri për të shfrytëzuar rezervat”.

Të dyja vendet janë anëtare të kartelit OPEC+ të vendeve prodhuese të naftës, të cilat do të takohen herën tjetër në fund të marsit për të vendosur mbi nivelet e prodhimit. Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, anëtarët e OPEC-ut ranë dakord vetëm në fillim të këtij muaji për të rritur prodhimin me një modest 400,000 fuçi në ditë.

Laburistët kanë akuzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se “po kalon nga diktatori në diktator” ndërsa përpiqet të adresojë krizën energjetike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore