Lajme

Kërcënoi një zyrtar policor përmes “Facebook” – arrestohet i dyshuari


Një person i moshës 28 vjeçare nga Ferizaj, ka kërcënuar një zyrtar policor përmes rrjetit social Facebook.

“Në lidhje me këtë në rast janë kyçur policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet”, thuhet në raportin e Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Kanosja kishte ndodhur më 16 prill të këtij viti rreth orës 14:30, por Policia Rajonale e Ferizajt e ka arrestuar kanosësin një ditë më parë.

“Pas një punëve intensive hetimore, mbledhjen e informacioneve në terren, hetuesit rajonal kanë arritur që të identifikojnë dhe me datën 10.05.2023 rreth orës 16:00 kanë arrestuar të dyshuarin A.A (M/K) i moshës 28 vjeçar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’, të cilin më pas e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues”.

Në prani të avokatit mbrojtës, i arrestuari “ka pranuar se ka kryer kanosjen dhe me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, përfundon njoftimin policia

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore