Lajme

Kërcënimi për një masakrës në një shkollë fillore nga neo-nazistët, mobilizon policinë malazeze


Policia e Ulqinit është mobilizuar nga një kërcënim anonim se po përgatitej masakër në shkollën fillore “Marshal Tito” në Ulqin.

Sipas mediumit Vijesti, Europol ka njoftuar kolegët e tyre nga Mali i Zi se kërcënimi është publikuar në internet.

Sipas informacioneve jozyrtare, shërbimet ndërkombëtare të sigurisë nuk kanë pasur të dhëna për identitetin e personit që ka bërë të ditur kërcënimet, ndërsa kreu i Policisë së Ulqinit, Arben Tagani, ka thënë se janë duke e kontrolluar rastin dhe duke mbajtur gjithçka nën kontroll.

Duke qenë se ishte ditë jo pune për nxënësit, në shkollë kanë mbetur vetëm disa punonjës të cilët janë larguar nga godina pasi policia i ka njoftuar për kërcënimin.

Drejtoresha e shkollës, Medina Choba, përmes një grupi të brendshëm të viberit, njoftoi kolegët e saj se Interpoli kishte dërguar informacione se dikush po përgatitet për një masakër.

“Se dikush do të hyjë me armë zjarri, do të bëjë masakrën e fëmijëve. Këtu deri tani kanë qenë komandantë nga policia e Tivarit dhe Ulqinit, kemi kontrolluar të gjitha, patrullat po qarkullojnë”, ka shkruar Choba.

Ajo bëri thirrje për kujdes dhe që të gjithë personat e dyshimtë dhe të panjohur të lajmërohen menjëherë në polici.

Tagani theksoi se nuk ka vend për panik.

“Sigurisht, ne i besojmë gjithçka dhe e mbajmë nën kontroll. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos kenë panik dhe të dinë që ne punojmë mirë dhe profesionalisht”, shtoi ajo.

Sipas informacioneve jozyrtare, kërcënimet kanë ardhur nga llogaria e Google “Adolf Hitler” e cila dyshohet se mbledh neo-nazistë të cilët janë ftuar të kryejnë vrasje masive me armë zjarri në shkollën e Ulqinit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore