Jetesë & Stil

Kelly Osbourne e konfirmon marrëdhënien “e ftohtë” me të motrën, Aimee Osbourne


Modelja, këngëtarja dhe ylli i medias britanike, Kelly Osbourne, ka bërë bujë në shtypin rozë, duke pranuar aludimet rreth marrëdhënies së saj “të zbehtë” me motrën e saj të madhe, Aimee Osbourne.

“Ne nuk flasim”, tha 36 vjeçarja, Kelly, në emisionin e “Armchair Expert” të Dax Shepard, transmeton Albanian Post.

Ajo gjithashtu tha se nuk takohet me motrën e saj, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Ne thjesht jemi ndryshe. Ajo nuk më kupton mua, dhe unë nuk e kuptoj atë”, shtoi ajo.

Ndryshe, Kelly dhe Aimee janë vajzat e dyshes së famshme televizive të Anglisë, Sharon dhe Ozzy Osbourne. Çifti gjithashtu kanë edhe një djal – Jack Osbourne.

Alumi i “Fashion Police” u hap në lidhje me marrëdhënien e saj me Aimee, ndërsa diskutonte shfaqjen televizive të familjes së tyre, “The Osbournes”, e cila u transmetua në MTV nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Ndërsa Kelly dhe Jack, 35 vjeç, luajtën në “reality show” së bashku me prindërit e tyre të famshëm, Aimee refuzoi të bënte një paraqitje dhe ka qenë kritike ndaj serialit.

“Unë isha rritur duke pasur një baba mjaft të njohur dhe gjithmonë e vlerësoja shumë privatësinë time brenda asaj familjeje”, tha Aimee në një intervistë për vitin 2020 me radion Q1043 të New York.

Ajo shtoi se – “Për mua personalisht, dhe për atë që jam,  për sa i përket moralit dhe gjithashtu thjesht për t’i dhënë vetes një shans që të zhvillohem në të vërtetë në një qenie njerëzore e thjeshtë, pasi që unë nuk arrita ta shijoj adoleshencën time për shkak të famës së familjes time”.

Aimee, e cila u zhvendos nga shtëpia e familjes së saj në moshën 16 vjeç, gjithashtu është hapur në lidhje me marrëdhënien e saj të diskutueshme me Kelly në të kaluarën.

“Unë nuk do të thoja se ka një lehtësi mes nesh, por ka një mirëkuptim. Por, a shoqërohemi? Jo ”tha ajo për Independent në vitin 2015.

Ozzy Osbourne ka edhe tre fëmijë të tjerë – Elliot, 55 vjeç, Jessica, 49 vjeçe dhe Louis, 46 vjeç – nga martesa e tij e parë me Thelma Riley.

Këta të fundit nuk u shfaqën as në “The Osbournes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore