Jetesë & Stil

Katy Perry dhe Orlando Bloom shijojnë pushimet verore bashkë me vajzën 2-vjeçe


Këngëtarja amerikane, Katy Perry dhe aktori anglez, Orlando Bloom u panë duke shijuar një ditë argëtuese në detin francez, me vajzën e tyre 2-vjeçe, Daisy Dove.

Në fotot e siguruara ekskluzivisht nga Page Six, transmeton AlbanianPost, Perry mund të shihet duke hipur në një ski me vogëlushen, e cila u ul pikërisht pranë këngëtares të “Teenage Dream” në mjetin ujor.

Dyshja nënë-bijë u pajisën me helmeta të zeza ndërsa lëviznin ngadalë përmes gjirit për në jahtin e tyre luksoz.

Perry, 38 vjeçe, kishte veshur rroba banje një copë me një shirit portokalli në mes – të cilin e mbuloi me një jelek shpëtimi të zi – ndërsa Daisy Dove veshi një këmishë me vija dhe xhaketë shpëtimi rozë.

Pasi u kthyen në varkë, Perry ia dorëzoi të voglën partnerit të saj, përpara se aktori i “Pirates of the Caribbean” të hipte në një tjetër mjet lundrimi.

46-vjeçi, i cili kishte veshur pantallona të larjes me ngjyrë të bardhë e të kuqe, u fotografua duke fërshëllyer nëpër port ndërsa e fejuara dhe miqtë e tij e brohorisnin nga varka.

Çifti, i cili u fejua në vitin 2019, ka kaluar shumë kohë në Evropë këtë verë.

Në fakt, aktori britanik dhe anëtari i jurisë së “American Idol” u fotografuan duke e shijuar performancën e Bruce Springsteen & E Street Band në Londër javën e kaluar.

Pavarësisht koncertit, të gjithë sytë ishin te çifti i lumtur teksa ata putheshin dhe përqafoheshin – më të dashuruar se kurrë.

Aktori i “Lord of the Rings” qëndroi pas Perry gjatë pjesës më të madhe të shfaqjes, duke e përqafuar yllin e hitit “Firework”.

Pavarësisht të gjithave, Bloom pranoi në shkurt se marrëdhënia e tyre mund të jetë “me të vërtetë sfiduese”.

“Ne jemi në dy pishina shumë të ndryshme”, kishte thënë ai për revistën Flaunt.

“Pishina e saj nuk është një pishinë që unë domosdoshmërisht e kuptoj, dhe mendoj se pishina ime nuk është një pishinë që ajo domosdoshmërisht e kupton. Ndonjëherë gjërat janë vërtet sfiduese”, pati shtuar ai.

Gjithsesi, Bloom ka theksuar se ndihet i bekuar të jetë në lidhje me Perryn.

“Unë nuk do të gënjej. Ne patjetër luftojmë me emocionet dhe krijimtarinë tonë, [por] mendoj se të dy jemi të vetëdijshëm se sa të bekuar jemi që jemi lidhur në mënyrë unike në mënyrën që bëmë në kohën që bëmë, dhe definitivisht nuk ka kurrë një moment të mërzitshëm”, kishte thënë ai.

Ai vuri në dukje se një nga sfidat e tyre më të mëdha ishte udhëtimi në distanca të gjata për shkak të orarit të tyre të ngarkuar të punës, të cilat shpesh i ndajnë për kohë të caktuar.

Në fakt, dyshja – të cilët filluan lidhjen në janar të vitit 2016 – u ndanë shkurtimisht në mars të vitit 2017, për të rindezur romancën e tyre 11 muaj më vonë.

Ata vazhduan lidhjen e tyre dhe mirëpritën vajzën në gusht të vitit 2020. Ylli i “Carnival Roë” ndan gjithashtu djalin 12-vjeçar, Flynn, me ish-bashkëshorten Miranda Kerr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore