Lajme

Katër muaj paraburgim për “mbretin e kriptovalutave”, u kap me pasaportë false në Mal të Zi


I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar secili nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit, raporton mediumi malazez Vijesti.

Të dy fillimisht mohuan se dokumentet ishin të rreme, më pas shpjeguan javën e kaluar se kishin marrë pasaportat false të Kosta Rikës dhe Belgjikës përmes një agjencie në Singapor.

Arrestimi i Do Kwon-it ka marrë vëmendje botërore, sepse ai është një prej personave më të kërkuar, lidhur me mashtrimet që dyshohen të jenë kryer përmes kriptovalutave.

Mbajtja e tij në Podgoricë i ka trazuar edhe ujërat politike, pasi ai i ka dërguar një letër kryeministrit me mandat teknik në Mal të Zi, Dritan Abazoviçit, në të cilën ka thënë se e njeh Millojko Spajiçin, liderin e Lëvizjes Evropa Tani.

Abazoviç thërret Këshillin e Sigurisë pas letrës ku pretendohen lidhjet e liderit të “Evropa Tani” me “mbretin e kriptomonedhave”

Madje Abazoviç, pati thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit për Sigurinë Kombëtare malazeze, me rendin e ditës për përfshirjen e mundshme mes shtetasit të Koresë së Jugut, Do Kwon, i dyshuar për përvetësim në tregtinë e kriptomonedhave, dhe liderit të “Evropa Tani”, Milojko Spajiç.

Lidhur me këto pretendime, udhëheqësit e partisë pro-serbo-ruso, Frontit Demokratik, Milan Knezheviç dhe Nebojsha Medojeviç, dhe lëvizja URA e Abazoviç-it janë duke i kërkuar Prokurorisë së Speciale të shtetit malazez të hetojë lidhjen e supozuar mes Spajiç-it dhe Do Kvon.

Do Kwon u arrestua në mars të këtij viti në Mal të Zi me një urdhër të Koresë së Jugut me dyshimin se kishte përvetësuar më shumë se 40 miliardë dollarë përmes tregtimit të kriptomonedhave. Së bashku me të ishte arrestuar edhe shtetasi tjetër korean Hon Chand Jun.

Për letrën ku flitet për lidhjet e Spajiç me koreanin, kryeministri malazez Abazoviç ka konfirmuar se e ka pranuar të martën, dhe se të njëjtën e ka përcjellë në Prokurori.

Po ashtu, letra i është drejtuar ministrit të drejtësisë malazeze, Marko Kovaç.

Sipas tyre, Do Kwon përshkroi në letër se kur dhe si u takuan me Spajiç, duke treguar se ata bënin biznes së bashku në industrinë e kriptove dhe pretendon se u takuan në fund të vitit 2022 në Beograd.

Fituesi i zgjedhjeve në Mal të Zi refuzon të bëjë koalicion me Abazoviç-in

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore