Lajme

Katër anëtarë të IRGC-së u vranë në një sulm ‘terrorist’


Një sulm ‘terrorist’ vrau katër anëtarë të forcave të sigurisë të Iranit në juglindje të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”, duke cituar agjencinë shtetërore iraniane “IRNA”.

IRNA tha se të vdekurit i përkisnin Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe u vranë “gjatë një akti terrorist” në rajonin e Saravanit pranë kufirit me Pakistanin.

Rajoni është një nga më të varfërit e Iranit dhe është shtëpia e pakicës Baluchi, të cilët i përmbahen Islamit Sunit dhe jo degës shiite që mbizotëron në Iran.

“Prania e fuqishme e forcave të sigurisë i shtyu elementët e grupit të iknin drejt Pakistanit”, tha IRNA, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmuesit.

Zona ka parë më parë përleshje me bandat e kontrabandës së drogës, si dhe me rebelët nga pakica Baluchi dhe grupet ekstremiste myslimane sunite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore