Sport

Kategoria e Parë/ Rikthehet Shkumbini, Maliqi dhe Butrinti luajnë shanset e fundit


Shkumbini është ekipi i parë i ngjitur matematikisht në Kategorinë e Parë, dy javë para përfundimit të Kategorisë së Dytë. Peqinasit mbajnë kreun e Grupit A me 58 pikë. Në Grupin B, pritet të mësohet ekipi që do të shoqërojë Shkumbinin dhe në garë janë Maliqi me Butrintin.

Shkumbini pas 22 javëve ka grumbulluar 58 pikë, duke shënuar 75 gola dhe duke pësuar vetëm shtatë. Ndjekësi më i afërt është Sopoti me 52 pikë dhe në lojë janë gjashtë pikë të mbetura, por peqinasit kanë avantazhin e fitimit të ndeshjeve direkte me ekipin nga Librazhdi.

Ndeshja e parë midis Shkumbinit dhe Sopotit përfundoi me rezultatin 4-0. Ndeshja e kthimit në Librazhd, përfundoi me shifrat 1-1.

Në Grupin B, gjithçka është e hapur midis Maliqit dhe Butrinit. Maliqi kryeson grupin me 60 pikë pas 22 javëve të luajtura, ndërsa sarandiotët kanë një pikë më pak.

Dy finalet e mbetura për Maliqin janë përballë Labërisë së vendit të tretë dhe Përmetit të vendit të gjashtë. Butrinti do të përballet me Labërinë në ndeshjen e fundit, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë se Maliqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore