Sport

Kategoria e Parë/ Bylisi kampion dimri, Erzeni e ndjek


Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 15 në Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Sfidat ishin të fundit për këtë vit kalendarik.

Rifilimi i kampionatit do të bëhet më 22 janar 2022, me ndeshjet e javës së 16. Pesë ndeshje u luajtën këtë të enjte në Kategorinë e Parë. Bylisi kryesues mori fitore në shtëpi përballë Besës. Fitore pati edhe për Erzenin e vendit të dytë, përballë Besëlidhjes.

Në Ballsh, vendasit e Bylisit arritën të fitonin me rezultatin 2-0. Erzeni fitoi 4-0 në transfertën e Lezhës. Turbina dhe Butrinti u ndan në paqe me rrjeta të paprekura. Burreli fitoi 2-0 përballë Maliqit. Dhe Korabi fitoi po me shifrat 2-0 përballë Tërbunit.

Pas 15 javëve të luajtura, Bylisi mban kryesimin me 38 pikë. Ballshiotët janë e vetmja skuadër me një humbje në kampionat.

Shijakësit e Erzenit mbajnë vendin e dytë me 35 pikë. Korabi i Peshkopisë renditet i treti me 29 pikë. Tomori i Beratit renditet i katërti me 25 pikë.

Në vendet e fundit renditen, përkatësisht në zonën e play-out janë Besëlidhja me 16 pikë dhe Lushnja me 14 pikë.

Në katër vendet e fundit, për të rënë nga kategoria janë: Pogradeci në vendin e 13 me 14 pikë, Turbina në vendin e 14 me 12 pikë, Vora në vendin e 15 me 11 pikë dhe po 11 pikë ka Maliqi i vendit të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore