Lajme

Kartelet e Kolumbisë synojnë Evropën me kokainë, korrupsion dhe tortura


Porti i Antwerp-it

Në orën 5 të mëngjesit të martën e 9 marsit, 1 mijë e 600 oficerë policie dhe forca speciale të maskuar dhe të armatosur, u urdhëruan të vepronin rreth portit të Antwerp-it, në Belgjikë. Ku u arrestuan gati 50 persona.

Më shumë se 200 adresa u bastisën në atë që ishte operacioni më i madh policor i kryer ndonjëherë në vend dhe potencialisht një nga lëvizjet më domethënëse kundër narko-bandave gjithnjë e më të fuqishme të Evropës Perëndimore.

Ekzistojnë shpresa se Operacioni Sky paralajmëron rrëzimin e një brezi të bosëve lokalë, megjithëse “kumbarët” belgë dhe holandezë tani fshihen në Dubai dhe Turqi.

27 tonë kokainë janë kapur në anije kontejnerësh dhe shtëpi të sigurta. Ku kishin një vlerë prej 1.4 miliardë euro.

Është përshëndetur si një goditje e fuqishme kundër asaj që prokurori federal belg Frédéric Van Leeuw, e quan “një botë ku morali është zhdukur plotësisht”.

Por operacioni Sky ka theksuar gjithashtu një zhvillim tronditës.

Evropa ka eklipsuar SHBA-në si tregun e favorizuar të karteleve kolumbiane, për shkak të çmimeve më të larta dhe rreziqeve shumë më të ulëta që paraqesin qeveritë evropiane në drejtim të ndalimit, ekstradimit dhe sekuestrimit të pasurive.

Metodat e operacionit u drejtuan në portet kryesore të Evropës, ku kriminelët holandezë dhe belgë janë nënkontraktuar nga kolumbianët për të zhvendosur produktin në rrjetet e krimit të organizuar italian, shqiptar, britanik dhe irlandez.

Duke sjellë një nivel korrupsioni dhe dhune, si kurrë më parë në këtë pjesë të botës.

Operacioni Sky kishte dy vjet që hetonte, duke i shkaktuar pjesërisht, një ndjenjë të përshkallëzuar të frikës në qytet.

Një burg i improvizuar ishte gjetur i ndërtuar nga shtatë kontejnerë transporti. Gjashtë prej të cilave u përdorën si qeliza mbajtëse.

Ishte pajisur për torturë një karrige dentisti me rripa në krahët dhe këmbët e saj.

Operacioni SKY ECC

Ky operacion sipas prokurorëve belg, u bë i mundur vetëm për shkak të deshifrimit të asaj që ishte përshkruar si e pakontrollueshme e shërbimit të koduar të mesazheve i njohur si SKY ECC.

Një kompani kanadeze e komunikimit e dyshuar nga prokurorët se është një organizatë kriminale, që maskohet si një biznes i ligjshëm për njerëzit që duan privatësinë.

Prokurorët thanë se telefonat inteligjentë të pajisur me aplikacionin SKY ECC, por me funksione mikrofoni dhe GPS të hequr, ishin shpërndarë në të gjithë qytetin për ata njerëz se dyshoheshin se ishin brenda rrjetit të narko-bandave.

Në të gjithë botën, janë regjistruar 171 mijë pajisje SKY ECC.

Kryesisht në Evropë, Amerikën e Veriut, Qendrore dhe Jugore, në Kolumbi dhe në Lindjen e Mesme.

Por, në mënyrë të habitshme, 25% e përdoruesve aktivë të këtyre pajisjeve janë të vendosura në Belgjikë dhe Holandë.

Si dhe gjysma e tyre u tha të ishin në përdorim përreth portit të Antwerp-enit.

Për një periudhë prej tre javësh, oficerët ishin në gjendje të shikonin mesazhet drejtpërdrejtë ndërsa dërgoheshin ndërmjet bandave.

Oficerët mblodhën informacione, duke vepruar vetëm atje ku mendohej se kishte rrezik për jetën dhe duke ndërtuar një pamje të rrjeteve kriminale që punonin jashtë porteve të Antwerp-enit dhe Roterdam-it.

SKY ECC thuhet se ka mohuar që policia të ketë kompromentuar platformën e tyre të koduar të mesazheve.

Prokurorët belg thanë se hetuesit përgjuan rreth 1 miliardë mesazhe të koduara nga SKY ECC.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore