Jetesë & Stil

Kanye West pezullohet nga Instagrami për 24 orë


Rep artisti, Kanye West është pezulluar nga Instagrami për 24 orë pasi ka ndjekur çasje të gabuar me Kim Kardashian, Pete Davidson dhe Trevor Noah në platformën e mediave sociale.

Një zëdhënës i Meta-s ka bërë të ditur se postimet e fundit të West, shkelnin politikat e kompanisë për gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimet. Ai nuk do të ketë mundësi të postojë, komentojë apo dërgojë mesazhe për 24 orë.

Kanye West.

Gjithashtu, sipas revistës Page Six, nëse rep artisti 44-vjeç vazhdon të shkelë politikat, kompania do të ndërmarrë hapa shtesë.

Pasi sulmoi vazhdimisht ish-gruan Kardashian, 41 vjeç, dhe të dashurin e saj, Davidson, 28 vjeç, gjatë disa javëve të fundit, West më së fundi sulmoi një fyerje racore ndaj Trevor Noahs.

Postimet fyese të West ndaj Noahut erdhën si përgjigje ndaj humoristit që diskutoi dinamikën e tij me Kardashian dhe Davidson në “The Daily Show”.

Trevor Noah.

“Ajo që po kalon Kardashian është e frikshme për t’u parë dhe ndriçon në qendër të vëmendjes se çfarë kalojnë shumë gra kur zgjedhin të largohen”, tha Noah në “Comedy Central”.

Noah e krahasoi situatën e West me Kardashian me përvojën e tij të abuzimit si fëmijë. Ai përmendi se njerëzit mendonin se nëna e tij, Patricia, po “reagonte tepër” përpara se njerku i tij ta qëllonte në kokë, (Patricia i mbijetoi tentativës së vrasjes.)

“Si shoqëri, ne duhet t’i bëjmë vetes pyetje. A dëshirojmë të qëndrojmë pranë dhe të shikojmë një përplasje me makinë kur menduam se e pamë që po vinte?”, pyeti Noah në emision.

Pete Davidson.

West goditi kundër Noah pasi ai shprehu mbështetje për Kim Kardashian në grindjen e vazhdueshme të rep artistit me ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj, Pete Davidson.

Ditë më parë, West ndau një video të zemëruar në të cilën ai akuzoi Kardashian se i mbante larg tij, me qëllim katër fëmijët e tyre.

Kardashian më parë mohoi pretendimet e West, duke shkruar në Instagram duke komentuar se – “Të lutem ndaloje këtë tregim, ti ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë”.

Superylli i “Keeping Up with The Kardashians”, e cila u shpall ligjërisht beqare në fillim të këtij muaji – filloi të takohej me yllin e “Saturday Night Live” Davidson vjeshtën e kaluar pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt të vitit 2021.

Kim Kardashian.

Që atëherë ajo e ka komentuar “presionin” e West për t’i kontrolluar fëmijët e tyre.

“Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe obsesioni i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë në mënyrë kaq negative dhe publikisht, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”, tha Kardashian në një deklaratë së fundmi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore