Muzikë

Kanye West nga tani e tutje ka një tjetër emër, pa mbiemër dhe vetëm me dy shkronja


Kanye West ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye.

Në gusht, ai kërkoi zyrtarisht të ndryshonte emrin e tij në Ye. Në dokumentet e gjykatës të paraqitura në Los Angeles, West u shpreh se këtë ndryshim dëshiron ta bëj për arsye personale.

Ai tani ka hequr dorë nga emri i tij i plotë: Kanye Omari West, duke e zëvendësuar atë me dy shkronjat: Ye.

Ndryshimi u bë zyrtar tre vite pasi reperi u shpreh me një postim në “Twitter” se dëshironte të ndryshonte emrin menjëherë pas  publikimit të albumit të tij me titull “Ye”.

Asokohe ai shpjegoi se frymëzimin e mori nga bibla. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore