Jetesë & Stil

Kanye West ia rrëmben telefonin me agresivitet gazetares që e pyeti në lidhje me “kontrollin” e Bianca Censorit


Rep artisti, Kanye West i ka rrëmbyer telefonin nga dora e një gazetareje, pasi ajo i bëri një pyetje shumë të diskutueshme së fundmi mbi gruan e tij, Bianca Censori.

Incidenti, i cili u filmua në një video nga TMZ, transmeton AlbanianPost, ndodhi teksa ylli i hitit “Flashing Lights” ishte rrugës për në ceremoninë e “Walk of Fame” të Charlie Wilson në Bulevardin Hollywood.

Në video, gazetarja iu afrua West nga pas, duke e pyetur: “Njerëzit duan të dinë nëse Bianca ka vullnetin e saj të lirë, disa njerëz thonë se ju po e kontrolloni atë?”.

Mirëpo, para se të përfundonte fjalinë e saj, rep artisti u kthye drejt saj dhe ia rrëmbeu telefonin nga duart.

Pavarësisht se ekrani u nxi, ai dëgjohej duke i thënë: “Mos më hajde me atë budallallëkun, unë jam një person. A je e çmendur?”.

“Unë jam një legjendë, unë jam këtu për të mbështetur Charlie Wilson dhe ti vjen e më pyet disa budallallëqe për gruan time. Ajo është gruaja ime”, shtoi ai.

West, 49 vjeç vazhdoi të qortonte gazetaren duke e pyetur nëse ajo kishte ndonjë “vullnet të lirë” ose nëse “punon për djallin”.

Ndërsa ajo iu lut që t’i kthente telefonin, disa njerëz mund të dëgjoheshin duke u përpjekur për të de-përshkallëzuar situatën – pa dobi.

“Më pyetët nëse gruaja ime kishte vullnet të lirë. A ishte kjo një pyetje marramendëse, pa respekt për t’i bërë një superheroi të rritur. Ishte e gabuar apo e drejtë?”, shtoi West.

“Përgjigjuni pyetjes, unë duhet t’u përgjigjem pyetjeve tuaja, përgjigjuni pyetjeve të mia”, kërkoi ai tutje.

Para se të tërhiqej, West më pas i ofroi gazetares një punë, madje duke shkuar deri aty sa tha se do t’i paguante dyfishin e pagës së saj.

Ndërveprimi vjen pasi u shfaqën raporte se West e ka ndaluar gruan e tij të përdorë mediat sociale për mbrojtjen e saj.

Sipas Daily Mail, rep artisti dyshohet se e ndalon Censorin, 29 vjeçe, të përdorë aplikacionet për të shmangur komentet negative. Megjithatë, kjo lëvizje e ka “izoluar” atë.

“Bianca ka pasur gjithmonë media sociale dhe ajo ishte aktive në to – derisa u martua me Kanye”, tha një burim për median.

Një person i brendshëm më pas ndau disa ditë më vonë se miqtë kishin qenë në gjendje të lidhnin kontakt me Censori për të shprehur mendimet e tyre, por ajo nuk ishte e interesuar t’i dëgjonte ata.

Kanye West ia ndalon gruas së tij Bianca Censorit qasjen në mediat sociale, thotë se e bën “për ta mbrojtur”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore