Shqipëria

Kantieri për aeroportin e Vlorës gati, puna nis me 28 nëntor


“Një ëndërr e kahershme”.

Kështu e ka përkufizuar kryeministri Edi Rama projektin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, i cili do të nisë zyrtarisht punë më 28 nëntor – ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka bërë një rikujtuese lidhur me ngjarjen, duke publikuar edhe pamje nga vetë kantieri.

“Nesër nga këtu nisim zyrtarisht realizimin e ëndrrës së kahershme të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës…”, shkruan ai, duke filluar kështu numërimin mbrapsht për punën e lajmëruar që kahera.

Sakaq, një tjetër etapë e rëndësishme është ajo e hapjes së rrugës së Arbrit, e cila do të fillojë qarkullimin më 29 nëntor. Ka qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ajo e cila ka njoftuar se 80% e punimeve, janë përfunduar.

Po ashtu, edhe rruga e Arbrit, një projekt madhor i hershëm, është paralajmëruar se do të hapej në ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore