Shqipëria

Kandidatura e Simon Mirakës, mollë sherri mes dy kampeve PS-PD


Sali Berisha ka reaguar menjëherë pasi Partia Socialiste rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai, në Kuvend, e quajti këtë një “akt të shëmtuar”.

“Sot refuzuan Simon Mirakën, një nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. Disident të një familje të shkëlqyer dhe një kombinim individësh që i lidh krimi i fshinë emrin për të shkuar anëtar te komisioni i dosjeve të sigurimit të shtetit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, reagimi vjen pasi kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka shpjeguar se rrëzimi i kandidaturës ndodhi për shkak se mbante firmën e Sali Berishës.

Balla, po në Kuvend, ka ravijëzuar se Berisha synon vetëm minimin e demokracisë.

Gjithashtu i ka drejtuar thirrje opozitës që të hiqet firma e kreut të PD-së sepse në të kundërt nuk do të pranohet si propozim.

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga grupi i Enkelejd Alibeajt.

Përmes një deklarate është bërë e ditur se asnjë nga deputetët e PD-së në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore