Lajme

Kanadaja shkon drejt zgjedhjeve – të ekuilibruara


Kandidatët për kryeministër Justin Trudeau, Erin O'Toole, Yves-Francois Blanchet, Jagmeet Singh, Annamie Paul

Kanadezët pritet t’u drejtohen kutive të votimit të hënën e 20 shtatorit.

Kryeministri aktual dhe përfaqësuesi i Liberalëve, Justin Trudeau, do të testojë sërish “thirrjen” e tij për zgjedhje të parakohshme.

Kjo, për të kuptuar nëse do të fitojë më shumë terren në Parlament. Apo në skenarin më të keq, duke e dobësuar atë politikisht.

Për shkak të gjendjes së pandemisë, mund të duhen ditë, derisa të mësohet fituesi.

Trudeau thirri zgjedhjet në fund të muajit gusht.

Pretendimet e kryeliberalit kanadez është që vaksinimi i suksesshëm do të përkthehet edhe në një sukses elektoral.

Nga të dhënat e para të sondazheve kombëtare, asnjë parti nuk shihet si e preferuara për të kapur 170 ulëset e nevojshme për shumicën.

Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij
Reagimet

Trudeau e mbylli fushatën e tij me argumentimin politik se “ka ende shumë për të bërë, të cilat nuk janë përfunduar akoma”.

Qeveria e tij po udhëheq një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë.

Kabineti i Trudeau-t po bën gati një plan për të ofruar 10 dollarë kanadez në ditë për kujdesin e fëmijëve brenda pesë viteve.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Trudeau, kryeministër që nga viti 2015, gëzon një epërsi të vogël në sondazhe.

Në ditët e fundit të fushatës, kundërshtarët e Trudeau-s vazhduan të ankoheshin se zgjedhjet nuk ishin të nevojshme.

Erin O’Toole

Udhëheqësi konservator Erin O’Toole, i cili ka paraqitur planin e tij të kujdesit për fëmijët, kritikoi vendimin e Trudeau-s.

Ai e konsideruar një projekt të kotë – dërgimin e kanadezëve në votime gjatë një krize të shëndetit publik.

Gati 5.8 milionë kanadezë kanë votuar tashmë – një rekord i ri për votimin e hershëm dhe një rritje prej 18% mbi 4.9 milionë që votuan në zgjedhjet e vitit 2019.

Nën sistemin parlamentar të Kanadasë, Trudeau do të ketë shansin për të formuar një qeveri nëse asnjë parti nuk arrin 170 ulëse – edhe nëse partia e tij Liberale vjen e dyta pas Konservatorëve.

Do t’u takojë partive opozitare të punojnë me të – ose të bashkohen për ta mposhtur atë në muajt e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore