Përballje

Kanada kërkon lavdinë, Amerika dhe Meksika vazhdimësinë


Vazhdon raundi kualifikues për botërorin 2022 për skuadrat e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Në program janë katër ndeshje, që mund të vendosin shumëçka për vazhdimësinë e këtyre kualifikueseve.

Grupin e tetë skuadrave e udhëheq Kanada, kurse nga shumë afër ndjekin Amerika, Meksika dhe Panamaja.

Pak më larg, dhe pothuajse pa shpresë, janë Xhamaika dhe Kosta Rika.

Sonte, të gjitha katër skuadra e para luajnë përballë katër skuadrave të fundit në tabelë.

Ndeshja e parë që zhvillohet është ajo në Xhamaikë.

Xhamaikanët e presin Meksikën në një ndeshje shumë të rëndësishme për mysafirët.

Me një fitore eventuale meksikanët do të tentojnë të fusin në presion skuadrat ndjekëse.

Në të njëjtën kohë me Meksikën, luan edhe SHBA.

SHBA-të presin në Columbus El Salvadorin, skuadrën e parafundit në tabelë.

Të dy këto takime fillojnë në orën 01:00.

Një orë më vonë, më sakt në orën 02:05, në fushë zbresin kanadezët që po ndjekin ëndrrën e botërorit pas shumë kohë.

Ata kanë një vizitë te Hondurasi i vendit të fundit, në një ndeshje që pritet të jetë e lehtë për ta, të paktën në letër.

Kurse, dita mbyllet me ndeshjet mes Kosta Rikës dhe Panama-s.

Vendasit do të kërkojnë që me një tre pikësh, të ringjallin sadopak shpresat për të arritur në fazën play-off nga vendi i katërt.

Kurse për Panama-n, tre pikëshi është i domosdoshëm që të mbajnë hapin me tre të parat, dhe të kërkojnë kualifikimin direkt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore