Lajme

Kamberi triumfon, partisë së Ivica Daçiç i refuzohet ankesa për përsëritjen e zgjedhjeve në Bujanoc


Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Lajm të mirë e quajti Shaip Kamberi vendimin e Komisisionit Zgjedhor në Bujanoc e cila refuzoi kërkesën e Partisë Socialiste Serbem, përkatësisht atë të Ivica Daçiç, të cilën dërguan ankesë për përsëritje të zgjedhjeve në Bujanoc.

Për Kamberin nuk ka dyshim se një gjë e tillë është vetëm se presion politik i strukturave anti-shqiptare të Beogradit.

Kamberi i cili u rizgjodh për herë të tretë deputet në Kuvendin e Serbisë, tha se struktura të tilla serbe nuk mund të ndalin “vullnetin e mbi 13 mijë votave të shqiptarëve të Luginës}”.

“Megjithë presionin e Ivica Daçiçit dhe SPS, lajm i mirë që sot Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit. Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90”, shkroi Kamberi në Facebook.

“Sado që vazhdojnë përpjekjet për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament, ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës. Për Luginën dhe për shqiptarët në përgjithësi do të flasin të zgjedhurit e tyre sipas interesave të tyre”, tha mes tjerash Kamberi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore