Sport

Kai Havertz jep donacione për njerëzit në zonat e përmbytura në Gjermani


Lojtari i Chelsea-t dhe Kombëtares së Gjermanisë, Kai Havertz-i, dëshiron të ndihmojë vendin dhe bashkëkombasit e tij që janë prekur nga përmbytjet.

Havertz-i ka dhuruar 200 mijë euro për Kryqin e Kuq gjerman për të ndihmuar njerëzit në zonat e përmbytura në Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz.

Ylli i futbollit gjerman nuk është ndalur këtu, pasi ka projektuar edhe diçka tjetër. Ai do të nxjerrë në ankand rreth 100 palë kepucë futbolli dhe fondet e mbledhura do të shkojnë përsëri për personat në zonat e përmbytura.

“Familja ime jeton në zonë dhe ne e dimë se ka kaq shumë njerëz të pastrehë. Ata humbën gjithçka dhe nuk kanë ku të flenë, ose ka shtëpi pa energji elektrike dhe njerëz që nuk kanë ushqim apo veshje”, tha Havertz-i për “BBC”.

“Kështu që unë mendoj se tani është koha e duhur për t’i ndihmuar. Megjatë ata kanë shumë probleme”, shtoi ai.

Këtë të diel në Premier League, Havertz-i do të luajë me këpucët e reja të dizajnuara nga “Adidas”posaçërisht për të, në përballjen derbi me Arsenal-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore