Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pasi ka votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare është pyetur nga gazetarët për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhje.
“Çdo deklarim publik ka një shkallë ndikimi në perceptim, por shpresoj që qytetarët të vendosin vetë. Unë jam kryeministër dhe Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Xhaferi para gazetarëve.
Tutje, ai ka theksuar se pret zgjedhje të jenë të lira, derisa ka shtuar se “presim fitore bindëse”.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për t’i zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri të vendit, derisa deri tani nuk është raportuar për asnjë parregullsi në procesin e dyfishtë zgjedhor.
Në garën presidenciale janë dy kandidatë, fituesja e rundit të parë, kandidatja e VMRO-DPMNE-së në opozitë, Gordana Silanovska-Davkova, dhe kryetari aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet. E vota e shqiptarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të jetë vendimtare për presidentin e ri të vendit.
Ndryshe, beteja kryesore në garën për 120 ulëset e parlamentit, ku marrin pjesë 17 lista të deputetëve, zhvillohet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në kampin maqedonas, ndërsa në kampin shqiptar mes Frontit Evropian të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe koalicionit opozitar shqiptar VLEN, i cili mbështet nga kryeministri i Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci: Lufta s’fillon nesër, por indikacionet politike s’japin mundësi për një zgjidhje tjetër
-
Hoti, Qeverisë: Gjatë gjithë mandatit keni luftuar e neglizhuar sindikatat – kanë të drejtë të ushtrojnë padi
-
Digjet dhoma me pajisje të teknologjisë informative në Spitalin e Pejës
-
Gërvalla takon McKay, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Lajmet kryesore
-
Kurti vazhdon me qasjen përçarëse edhe te shqiptarët në Luginë – i bënë pjesë të fushatës edhe paratë e kosovarëve
-
Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit, thotë Rama në Ministerialin e Arsimit të Lartë
-
Marrëveshja Macron-Scholz: Ukraina duhet të jetë në gjendje të sulmojë bazat në Rusi
-
KFOR-i nderon ushtarët që u plagosën vitin e kaluar nga huliganët serbë në Zveçan