Lajme

Ka fluks por jo pritje të gjata në kufijtë e Kosovës


Pika kufitare ne Merdare

Ardhja e mërgatës shqiptare ka bërë që pikat kufitare të ngarkohen më shumë në prag të festave të fundvitit.

Në këtë periudhë të pushimeve dimërore, pikat kufitare të Kosovës janë më të ngarkuara e sa zakonisht.

Ka disa ditë që kosovarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës të rikthehen në vendlindje për fundvit.

Kështu edhe këtë të martë, pothuajse të gjitha pikë kalimet kufitare të vendit mund të kalohen pa shumë pritje.

Pika në Mendare që zakonisht është më e ngarkuara ndër të tjerat, këtë mëngjes është e lirë për qarkullim, ku pritjet në hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta ndërsa pritjet në dalje janë nga 3 deri në 5 minuta.

Të gjitha pikat tjera kufitare kanë të njëjtën pritje në hyrje dhe dalje.

Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore