Sport

Juventus synon transferimin e mesfushorit të Arsenal-it


Juventus është duke kërkuar përforcime për sezonin e ardhshëm, derisa lojtari i fundit që kërkohet nga bardhezinjtë është Thomas Partey i Arsenal-it.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Party pëlqehet nga trajneri i Juve-s, Massimiliano Allegri, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të nisin punën për transferimin e tij.

Megjithatë, për t’u transferuar mesfushori 30-vjeçar në Torino nuk do të jetë e lehtë, pasi që italianët duhet ta mposhtin konkurrencën e klubeve arabe, që gjithashtu kanë bërë ofertë zyrtare për të.

Kujtojmë që Partey luajti një rol kyç sezonin e kaluar për Arsenalin pasi ata ishin afër fitimit të titullit në Ligën Premier.

Ai është pjesë e londinezëve që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga Atletico Madrid-i për shumën e 50 milionë eurove.

Deri më tani ganezi ka luajtur në 99 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore