Sport

Juventus humb gjyqin ndaj Cristiano Ronaldo-s, duhet të paguajë portugezin


Cristiano Ronaldo

Juventus-i humbi një çështje arbitrazhi kundër ish-yllit të tyre Cristiano Ronaldo, kështu që ata zyrtarisht i detyrohen sulmuesit portugez gati 10 milionë euro plus interes.

Siç raportohet nga “Sport Mediaset”, një gjykatë arbitrazhi vendosi të mërkurën që bardhezainjtë tani i detyrohen ish-sulmuesit të tyre 9.7 milionë euro plus interesin.

Ronaldo kishte filluar një betejë ligjore me ish-klubin e tij për mbi 19.5 milionë euro paga të papaguara, si rezultat i dy manovrave të pagave gjatë pandemisë COVID-19.

Juventus-i kishte bërë marrëveshje private me Ronaldo-n dhe futbollistët e tjerë, duke shtyrë pagesën e tyre, por sipas hetuesve, klubi nuk informoi FIGC-në apo raportoi manovrat në pasqyrat e tyre financiare.

Megjithatë, gjykata e arbitrazhit ka vendosur që Ronaldo dhe Juventus të ndajnë përgjegjësinë, kështu që bardhezinjtë do të paguajnë vetëm gjysmën e pagës së papaguar prej 19.5 milionë euro, plus interesin.

Ronaldo u largua nga Juventus-i në vitin 2021 pas një periudhe trevjeçare në Torino, gjatë së cilës ai shënoi 101 gola në 134 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore