Sport

Juventus e gatshme ta ‘sakrifikojë’ De Ligt për Vlahovic-in


Juventus është shfaqur e gatshme që të ‘sakrifikojë’ De Ligt-in për të siguruar shërbimet e Dusan Vlahovic.

Ky i fundit është një emër shumë i kërkuar në merkatos mbarë botërore, por synimi i Juventus-it është që ta mbajë në Serie A.

Vlahovic, golashënuesi më i mirë i futbollit italian gjatë vitit 2021 dhe aktualisht top golashënuesi në Serie A, po kalon gjashtë muajtë e fundit te Fiorentina.

Serbi po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha, përfshirë Atletico Madrid, Manchester City dhe Arsenal.

Lojtari është shprehur shumë i lumtur në Itali, por edhe një aventurë në vendet tjera do të ishte e mirëseardhur.

Për të siguruar shërbimet e tij, Juventus është e gatshme të bëj një sakfricë.

Bëhet fjalë për Matthijs De Ligt. Drejtuesit e zonjës së vjetër po e konsiderojnë shitjen e tij për shifrën e 80 milionë eurove.

Të interesuar për shërbimet e De Ligt janë dy gjingatët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid, së bashku me Bayern.

Në momentit që arrihet deri te shitja e holandezit, Juventus do ta ketë rrugën e hapur për Vlahovic.

Drejtuesit e bardhezinjëve shpresojnë që çdo gjë të mbyllet deri në muajin prill – në mënyrë që të mos kenë presionin e skuadrave tjera në merkaton e verës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore