Sport

Juventus do të zgjedh mes tre opsioneve në sulm për t’i transferuar


Tuttosport po parashikon një fund të ngarkuar të merkatos për Juventus-in, me marrëveshje të mundshme për Memphis Depay, Arkadiusz Milik dhe Marko Arnautovic.

Raporti thotë se ndërsa Barcelona i ka dhënë dritën jeshile Depay për t’u larguar nga Camp Nou, ende nuk ka një marrëveshje me bardhezinjtë për holandezin.

Depay ka kërkuar një pagë prej 7 milionë euro plus bonuse, që konsiderohet të jetë shumë për klubin e Serie A.

Juventusi është i kujdesshëm për të ofruar një pagë kaq të lartë pasi nënshkrimet me paga të mëdha të Arthur, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot nuk funksionuan.

Me këtë në mendje, ata mund të shikojnë alternativa me kushte më të lira, si Milik i Marseille ose Arnautovic i Bologna-s.

Atyre u pëlqen fiziku i këtij të fundit dhe një vendim do të merret pasi Juventusi të përballet me Sampdorian të hënën në mbrëmje.

Në mesfushë, Juve ende dëshiron Leandro Paredes të Paris Saint-Germain, dhe ekziston ndjenja se Les Parisiens mund të huazojë argjentinasin.

Juventus-i duhet të largojë një mesfushor përpara se të sjellë një tjetër. Pasi kalimi i Rabiot te Manchester United dështoi, nënshkrimi i janarit, Denis Zakaria mund të largohet me klube në Francë dhe Gjermani që kanë interes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore