Jetesë & Stil

Justin dhe Hailey Bieber, vizitë në Burgun Shtetëror të Kalifornisë


Ylli kanadez i muzikës, Justin Bieber, bashkë me gruan e tij, modelen amerikane, Hailey Bieber, kohët e fundit kanë bërë një vizitë në Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster të Californisë, për të “mbështetur programet e bazuara në besim”, në qendrën e korrigjimit.

Hailey Bieber, gati një javë më vonë, ka bërë një postim në llogarinë e saj të Instagram-it, për të reflektuar në ‘Ditën që ndryshon jetën’, ndërsa ndau gjithashtu tre imazhe të shkrepura nga fotografi, Rory Kramer.

“Kisha mundësinë të vizitoja Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster. Një ditë e pabesueshme që ndryshon jetën”, ka shkruar, modelja 24-vjeçare, e cila numëron gati 34 milionë ndjekës në Instagram.

Bieber, theksoi se ajo ‘kurrë nuk do të harrojë njerëzit e mahnitshëm që kanë takuar dhe historitë e tyre të pabesueshme”.

“Faleminderit të gjithëve të përfshirë që e bënë të mundur këtë!”, përfundoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore