Film

Juliano Krue Valdi do ta portretizojë Michael Jackson-in në fëmijërinë e tij në dokumentarin kushtuar ikonës së pop-it


Filmi biografik i Michael Jackson ka gjetur mbretin e ri të pop-it.

Juliano Krue Valdi, një aktor 9-vjeç, ka marrë rolin e Jackson, i cili do ta portretizojë ikonën e muzikës përgjatë fillimeve të tij me grupin “Jackson 5”.

Filmi, nga regjisori Antoine Fuqua, Lionsgate dhe Universal Pictures International, do të ketë Valdin duke luajtur rolin e Jackson-it “ndërsa ai dhe vëllezërit e tij fitojnë famë si grupi “Jackson 5”, sensacioni i hiteve të tilla ikonike si “I Want You Back”, “ABC”, dhe “I’ll Be There”.

“Jackson 5”.

“Kjo mundësi është me të vërtetë e rëndësishme për mua sepse Michael Jackson është Mbreti i Pop-it dhe ai është shumë i veçantë në zemrën time”, tha Valdi në një deklaratë.

“Kam pesë vjet që kërcej me këngët e tij. Ai më bën të ndihem vërtet i veçantë dhe më bën të ndihem mirë me veten. Më pëlqen energjia e Michael Jackson”, ka shtuar ai.

Krue ka grumbulluar afro 150 mijë ndjekës në Instagram dhe është i njohur për lëvizjet dhe kostumet e tij të kërcimit të frymëzuara nga Jackson.

Edhe nipi i Jackson, Jaafar Jackson, do të luajë si ai në filmin biografik, të titulluar “Michael”.

Filmi fillon xhirimet kryesore javën e ardhshme dhe do të dalë në mbarë botën më 18 prill të vitit 2025 – ky do të jetë roli i parë i madh për Jaafar Jackson.

Sipas publikimit, “Michael” do t’i sjellë audiencës një portretizim tërheqës dhe të sinqertë të njeriut të shkëlqyer por të ndërlikuar, i cili u bë i njohur në mbarë botën si Mbreti i Popit.

Filmi paraqet triumfet dhe tragjeditë e tij në një shkallë epike, kinematografike – nga ana e tij njerëzore dhe betejat personale deri tek gjeniu i tij i pamohueshëm krijues, i kapur nga performancat e tij më ikonike.

Si kurrë më parë, audienca do të përjetojë një vështrim të brendshëm të një prej artistëve më me ndikim dhe më të spikatur që bota ka njohur ndonjëherë.

“Kur Michael ishte shumë i ri – 11 vjeç – ai mahniti botën, duke zotëruar shpirtin dhe talentin e një të rrituri. Ai ishte vërtet një shpirt i vjetër. Ai dhe Juliano e kanë këtë të përbashkët”, tha producenti Graham King.

“Përtej të qenit një talent i ri fenomenal, Juliano është frymëzuar thellësisht nga Michael dhe muzika e tij dhe ka arritur ta përkthejë atë frymëzim në një prani dhe performancë që kap magjinë e vërtetë të të riut Michael Jackson”, tha tutje ai.

“Michael” do të prodhohet nga King dhe bashkëekzekutuesit e pasurisë së Michael Jackson, John Branca dhe John McClain.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore