Jetesë & Stil

Julia Fox flet për takimin Kanye West: Ndihesha si një Hirushe e vërtetë


Aktorja Julia Fox ka shkruar në një postim për takimin e saj me Ye, i njohur më parë si Kanye West.

Ata u panë bashkë në një shfaqjeje teatrale.

Fox, është vlerësuar performanca e saj debutuese në filmin e vitit 2019 të Adam Sandler.

Në një artikull për ‘Interview Magazine’, 31-vjeçarja tha se kishte një kimi të menjëhershme me artisin pasi u takua me Ye në Miami në natën e Vitit të Ri duke e përshkruar West “shumë argëtues”.

“Ai më bëri mua dhe miqtë e mi për të qeshur. Kaluam një natë shumë argëtuese së bashku. Ndaj vendosëm të mos i ndaheshim energjisë, dhe fluturuam për New York City për të parë ‘Slave Play”, tha ajo.

“Pas shfaqjes, ne zgjodhëm të hanim darkë. Ishte ëndrra e çdo vajze”, ka shkruar ajo.

“Ndihesha si një Hirushe. Nuk e di se si e bëri atë, apo si i arriti të gjitha atje me kohë. Por ndihesha e befasuar. Kush  bën gjëra të tilla në një takim të dytë? Gjithçka me ne ka qenë kaq organike. Nuk e di se ku shkojnë gjërat, por ky është tregues i së ardhmes”, theksoi ajo.

Fox dhe Ye u fotografuan të përqafuar në suitën e hotelit ku ajo provoi disa veshje.

Muajin e kaluar, kujtojmë se Ye bëri thirrje ish-bashkëshortes për ribashkim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore