Lajme

Johnson: Bojkoti i naftës dhe gazit rus është gati në tavolinë


Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se bojkoti i naftës dhe gazit rus është “gati në tavolinë”.

Gjatë fundjavës, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Washington-i ishte në “diskutime shumë aktive” me vendet në Evropë për ndalimin e importeve të naftës ruse.

Në një konferencë për shtyp në Downing Street, Johnson tha se, “unë nuk mendoj se Blinken gaboi në kuptimin që ne të gjithë së bashku tani po ecim shumë, shumë shpejt dhe duke parë se diçka që, ndoshta tre ose katër javë më parë, nuk do ta kishim menduar kurrë, tani është gati në tavolinë”.

“Duhet të mendojmë se si të gjithë mund të largohemi sa më shpejt që të jetë e mundur nga varësia e hidrokarbureve ruse, nafta dhe gazi rus. Të gjithë po e bëjnë këtë, të gjithë janë në të njëjtin udhëtim. Disa vende do ta kenë më shpejt dhe më lehtë se të tjerët, kjo është e gjitha”, theksoi ai.

Johnson e përmbylli fjalën e tij duke thënë se, “këtë ne do ta bëjmë atë së bashku dhe do të punojmë së bashku për t’u siguruar që të gjithë të kemi zëvendësuesit dhe furnizimet që na duhen”.

Ndërkohë, në të njëjtën konferencë për shtyp, Mark Rutte, kryeministri holandez, tha se shkëputja nga nafta dhe gazi rus do të ishte një “proces hap pas hapi”.

“Ne duhet të sigurohemi që të zvogëlojmë varësinë tonë nga gazi rus, nga nafta ruse, duke pranuar në këtë moment se varësia është, në një farë mase, ende atje”.

Sipas tij detyrimi i kompanive që të ndalojnë së bëri biznes me Rusinë tani do të kishte “pasoja të mëdha”.

“Në thelb do të minonte zinxhirët e furnizimit në mbarë botën, veçanërisht në Evropë. Kjo do të kishte një ndikim edhe në vetë Ukrainën”, theksoi Rutte.

Nga ana tjetër Rutte shtoi se ndryshimi do të duhej të ishin “të zellshëm dhe jo brenda natës”, i kombinuar me një përshpejtim të marrjes së energjisë së gjelbër.

Kjo është dita e 12 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrianës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së 1.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mbi 11 mijë ushtraë rusë kanë humbur jetë. Ndërsa 406 civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet e vazhdueshme ruse që prej 24 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore