Familja

Jessie J i’a dhuron djalit të saj arushin e “Price Tag”, që e kishte ruajtur qe 13 vjet


Këngëtarja angleze, Jessie J është prekur goxha shumë nga një moment i adhurueshëm, për të cilin thotë se e kishte planifikuar të ndodhte që prej 13 vjet më parë.

Jessie J ka zbuluar se ka mbajtur një kujtim nga video klipi i saj i këngës “Price Tag”, që do të ishte një dhuratë për fëmijën e saj të ardhshëm.

Jessie J në skenat e video klipit “Price Tag”.

Këngëtarja 35-vjeçare publikoi hitin e saj që u ngjit në pozitën e parë të “Hot 100 Billboard” në vitin 2011 dhe në video ajo shihet duke kërcyer me një arush pelushi.

Të njëjtin arush pelushi Jessie J ia ka dhuruar djalit të saj dy muajsh, Sky, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“E mbajta ariun nga videoja e ‘Price Tag’ për 13 vjet pikërisht për këtë moment. Unë qava duke bërë këtë foto”, ka zbuluar ajo.

Postimi i saj u përmbyt menjëherë me komente të ëmbla nga ndjekësit e saj, duke përfshirë shoqen Daisy Lowe, që së fundmi u bë vetë nënë dhe e cila komentoi – “’Oh sa perfekte!! Dashuria më e madhe për ju dhe familjen tuaj të mrekullueshme”.

Jessie mirëpriti fëmijën e saj të parë me yllin e basketbollit Chanan Safir Colman në muajin maj, dhe e njëjta më parë kishte thënë se të bëhesh nënë është “gjithçka që kam dashur ndonjëherë”.

Shtatzënia e mrekullueshme erdhi 13 muaj pasi ajo pësoi një abort në nëntor të vitit 2021.

Duke detajuar përvojën e rëndë në mediat sociale në atë kohë, këngëtarja shpjegoi se mjekët u përpoqën të gjenin një rrahje zemre nga foshnja gjatë skanimit të saj të tretë – përpara se të mësonin se ajo kishte dështuar.

Në vitin 2018, Jessie u zotua se do të bëhej nënë në një postim emocional pasi zbuloi se nuk ishte në gjendje të krijonte një fëmijë në mënyrë natyrale.

Këngëtarja u tha fansave se zbuloi se kishte probleme me fertilitetin katër vjet më parë dhe detajoi “dhimbjen dhe trishtimin” e saj për situatën ndërsa fliste me ta gjatë performancës së saj.

Ylli, i cili aktualisht është në një lidhje me aktorin Channing Tatum, zbuloi gjithashtu se nuk e kishte humbur shpresën se do të kishte një familje.

“Unë po bëj gjithçka që mundem për ta bërë atë të ndodhë në mënyrën më të mirë që do ta lejojë trupi im. Do të jem nënë sepse unë besoj në mrekulli”, pati thënë ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore