Lajme

“Jemi përkrahësit më të mëdhenj të pavarësisë, po kërkoj të dëgjohemi”, Escobar pas takimit me Kurtin


I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha para gazetarëve se po kërkon nga Qeveria e Kosovës të dëgjojë ShBA-të, meqë shteti i tij është përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës.

“Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj”, tha ai.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-të, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”, theksoi Escobar.

“Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, shtoi ai, ndërkohë që ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit serbë.

“Sa i përket zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet. Por, një gjë është e qartë, pra që duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe harmonia mes grupeve etnike, prandaj ne po mendojmë që të gjejmë një rrugë përpara”, u shpreh më pas ai.

Escobar gjithashtu theksoi se sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është, siç u shpreh ai, “absolutisht i dënueshëm”.

“Shtensionimi, zgjedhje të shpejta në veri dhe rikthimi në dialog”, tri kërkesat e Escobar-it dhe Lajçak-ut për Kurtin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore