Sport

James thyen rekordin e Kobe Bryant në ditën e Krishtlindjeve


Pavarësisht humbjes kundër Brooklyn Nets, LeBron James pati një performancë të paharrueshme dhe theu një rekord në ditën e Krishtlindjes.

Para se të fillonte, James ishte i dyti në listën e lojtarëve me më shumë pikë të shënuara më 25 dhjetor.

Kobe Bryant ishte në krye të kësaj liste me 395 pikë të shënuara në 16 ndeshje të ditës së Krishtlindjeve të luajtura gjatë gjithë karrierës së tij.

LeBron ishte vetëm 12 pikë larg rekordit dhe sonte ai shënoi 39 për të thyer rekordin.

James e ka kaluar Kobe-n në listën e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA vetëm një muaj para vdekjes tragjike të Bryant.

James do ta shijojë këtë rekord pavarësisht humbjes së re të Lakers kundër Brooklyn Nets.

Ai po ndiqte gjithashtu një tjetër rekord të të gjitha kohërave të më së shumti fitoreve në ditën e Krishtlindjeve në Historinë e NBA.

Ai ndau vendin e parë me ish-shokun e skuadrës Dwayne Wade, por këtë herë nuk mundi të fitonte për të thyer rekordin.

Ndoshta vitin e ardhshëm, nëse Lakers luajnë sërish më datën 25, LeBron do të jetë në gjendje të thyejë rekordin.

Ka qenë një sezon i vështirë për James, me skuadrën e tij duke u mposhtur nga pothuajse të gjitha skuadrat më të mëdha në NBA këtë sezon.

Ata janë larg skuadrës së vitit 2020, të cilët fituan trofeun në finalen kundër Miami Heat.

Edhe pse Lakers nuk po ia dalin mirë, LeBron James është ende duke pasur super performanca me paraqitje si kjo e fundit kundër Nets.

Mungesa e tij e rezultateve kolektive nuk ka të bëjë me nivelin e tij të performancës, por me ekipin e përgjithshëm që nuk luajnë mirë në mbrojtje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore