Jetesë & Stil

James Spears nuk ndalon – kërkon që Britney të paguajë tarifat e tij ligjore


James Spears

James Spears, babai i yllit të muzikës pop, Britney Spears, ka paraqitur dokumente në gjykatë që pasuria e vajzës së tij të vazhdojë të paguajë për tarifat e tij ligjore, pavarësisht se ai ishte pezulluar nga kujdestaria e saj në shtator.

Spears kërkoi “konfirmimin, autorizimin dhe drejtimin” e gjykatës për të detyruar Britney-n të paguajë procedurat në lidhje në lidhje me mbylljen e konservatorit.

Ndërkohë, “Spears korri shumë miliona dollarë nga Britney si konservatore, ndërsa pagoi avokatët e tij miliona të tjera, të gjitha nga puna e të bijës dhe paratë e fituara me mund”, tha avokati i 40-vjeçares Britney, Matthew Rosengart në një deklaratë për media.

Matthew Rosengart – Avokat i Britney Spears.

“Konservatori është ndërprerë dhe zoti Spears u pezullua në mënyrë të turpshme”, shtoi ai.

“Në rrethanat, peticioni i tij nuk është vetëm ligjërisht i pavlerë, por është i neveritshëm. Britney dëshmoi për dhimbjen që i shkaktoi babai i saj dhe kjo vetëm sa e shton atë. Kjo nuk është ajo që bën një baba që e do vajzën e tij”, ka thënë avokati.

Spears u detyrua të paguante faturat ligjore të babait të saj për kohëzgjatjen e konservatorit 13-vjeçar duke kontrolluar pothuajse çdo aspekt të jetës së saj, që do të thotë se ajo u vu në pozitën të paguante për të dyja anët e betejës së saj për t’u çliruar.

Britney Spears

New York Times ka raportuar se James mori një hua prej 40 mijë dollarësh nga firma e menaxherit të biznesit të vajzës së tij, Lou Taylor, Tri Star Sports & Entertainment Group, disa ditë përpara se Spears të vendosej nën kujdestarinë në vitin 2008.

Tutje, revista vlerësoi se James fitoi 6 milionë dollarë gjatë 13 viteve, ndërsa Tri Star mblodhi 5 për qind të “të ardhurave bruto nga koncertet” të Britney gjatë të njëjtës periudhë.

Pas përfundimit të konservatorit të klientit të tij në nëntor, Rosengart është zotuar se do t’i arrijë deri në fund marrëveshjet financiare të James me Britney, duke thënë se ylli i hitit “Toxic” do të triumfojë në fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore