Lajme

Jahjaga takon Engel: Mik i ditëve të vështira të Kosovës


Ish-Presidentja e Kooves, Atifete Jahjaga dhe Kongresmeni Eliot Engel

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takur kongresmenin amerikan Eliot Engel.

Ajo ka thënë që është gjithmonë kënaqësi dhe nder të takohet me “mikun tim dhe të gjithë Kosovës, kongresmenin Eliot Engel”.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka thënë që kongresmenin Engel e ka falënderuar që gjithmonë ka qenë zëri kryesor për ndihmë kur Kosova po kalonte në ditët më të vështira.

Jahjaga ka theksuar se kongresmenin “e falënderova që gjithmonë ka qenë zëri kryesor për ndihmë kur Kosova po kalonte në ditët më të vështira”.

Pa dhënë më shumë detaje, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në llogarinë e sajë në Facebook ka treguar se ishte Engel dhe Harry Bajraktari ata që e shtynë përpara kërkesën e saj që zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë të dëgjohet.

“Po ashtu, gjatë këtij takimi pata rastin të falënderoj edhe z. Harry Bajraktari i cili në bashkëpunim me Kongresmenin Engel, që përmes lobimit të tij bëri të mundur që kërkesa ime si Ish-Presidente të shtyhet përpara që në Prill të vitit 2019 Kosova dhe zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe krimeve të tjera gjatë luftës të dëgjohet për herë të parë pranë Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan gjë e cila e vendosi këtë kauzë në një nivel tjetër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore