Shqipëria

Ja kur do të performojë këngëtari Maluma në Tiranë


Juan Luis Londoño Arias, i cili njihet me emrin artistik “Maluma”, do tё performojё mё 14 mars 2022 në kryeqytetin e Shqipërisë, sipas informacioneve tё Bashkisё së Tiranёs.

Është paralajmëruar se nuk do tё ketё rimbursim tё biletave tё blera, por megjithatё ato do tё jenё të vlefshme pёr datёn e re tё koncertit.

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë, ose të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë këto bileta”, shkruan kompania.

Po zhvillohet gjithashtu një platformë, për të gjithë ata që do të duan të shesin biletat e tyre në individë të tjerë. Përmes një transaksioni të thjeshtë, mund t’i nxjerrin biletat e tyre në shitje.

Maluma i konfirmoi datat e reja të turneut “11/11” për gjithë Europën, por për shkak të shifrave të bilancit të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 turi i tij u shty përsëri.

Edhe pse të gjithë mezi po e prisnin, u vendos që koncerti të mos mbahej më 14 mars tё vitit 2020, për shkak tё pandemisё sё coronavirusit.

Për Tiranën u caktua data 6 shtator 2020, mirëpo edhe kjo datë u shty sёrish për shkak të pandemisë, teksa organizatorët treguan se planet për turin e Malumës u ndryshuan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore