Lajme

Izraeli po blen 40 mijë tenda për të evakuuar civilët në Rafah


Izraeli po blen 40 mijë tenda për t’u përgatitur për evakuimin e qindra mijëra palestinezëve nga qyteti i Rafah, në Gazën jugore.

Kështu ka bërë me dije një zyrtar i izraelit për Associated Press.

Një ditë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se është caktuar një datë për pushtimin izraelit në qytetin e fundit të Gazës që ndodhet në kufirin me Egjiptin.

Rreth 1.5 milionë palestinezë janë strehuar në qytetin jugor pasi ikën nga bombardimet izraelite diku tjetër në territor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore