Lajme

Izraeli mori peng palestinezë të pafajshëm


Një raport hetues zbuloi se qindra banorë të Gaza-s, përfshi familje të terroristëve të dyshuar Fetah, djem të rinj dhe persona jo të dyshimtë, janë burgosur në kampe përqendrimi në vitin 1971.

Sipas këtij raporti, ata u mbajtën aty për një vit, në mënyrë të jashtëligjshme.

Nën masa shumë të rrepta sigurie, Izraeli ndërtoi dy kampe përqendrimi në gadishullin Sinai. Palestinezë të pafajshëm u çuan aty.

Fëmijë, gra dhe djem bënin pjesë në këtë grup. Nga Gaza në mes të gadishullit, ata u dërguan në ndërtesa të sajuara në formën e burgut.

Në atë kohë, Kryqi i Kuq do t’i cilësonte si “të padurueshme” kushtet në burgjet e Sinait.

Detajet mbi këtë ndodhi u cilësuan si të klasifikuara për mbi 50 vjet.

Instituti Akevot është që nxori nga arkivat këtë çështje, duke e bërë publike. Kërkimi mbi konfliktet izraelite-palestineze, i çuan kërkuesit shkencorë në këto dokumente.

Kryesisht, ato ruheshin në Arkivin e Shtetit të Izraelit, Arkivin e Forcave të Armatosura dhe Arkivin e Kryqit të Kuq.

Pas luftës gjashtë ditore të vitit 1967, Gaza qe cilësuar si një “koshere” nga e cila terroristët shkonin drejt Izraelit. Për këtë arsye, të gjithë ata që ishin të dyshuar, vriteshin nga pala izraelite.

Pikat kryesore dhe detajet më të nxehta mbi çështjen, pavarësisht këtij fakti, mbeten të pazbuluara. Nuk dihet gjithashtu nëse kryeministrja e asaj kohe, Golda Meir, ishte e përfshirë në këtë skenar. Emri i saj nuk paraqitet askund në dokumente.

Vetëm në vitin 1971, kur anëtarë nga Kryqi i Kuq zbarkuan në një nga burgjet, situata u bë më e qartë. Nga 140 të ndaluar, 87 prej tyre ishin fëmijë. Faji i tyre i vetëm sipas raporteve, ishte se ishin fëmijë terroristësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore