Lajme

Izrael: Nëntë shtetas amerikanë të vdekur, më shumë se 10 shtetas britanikë dyshohet se janë zhdukur


Të paktën nëntë shtetas amerikanë janë konfirmuar të vrarë në sulmet e Hamasit në Izrael, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Zyrtarët amerikanë u thanë anëtarëve të Kongresit të dielën mbrëma se të paktën katër amerikanë ishin në mesin e të vdekurve, megjithëse vunë në dukje se numri i të vdekurve pritej të rritet.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Administrata Biden po vazhdon të punojë për të verifikuar se sa amerikanë janë mes viktimave dhe pengjeve.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se dhjetëra qytetarë amerikanë po mbahen aktualisht në Gaza.

Multimediali britanik ka mësuar po ashtu nga një burim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar se “më shumë se 10” qytetarë britanikë dyshohet se janë të vdekur ose të zhdukur në Izrael pas sulmeve të nisura nga Hamasi nga Gaza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore