Lajme

Italianëve u kërkohet kufizim i ngrohjes për këtë dimër


Në Itali, ngrohja do të kufizohet këtë dimër.

Lëvizja vjen teksa vendi bëhet më i fundit që do të marrë masa ndaj mungesës së furnizimit me gaz evropian të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Ndërtesat, referuar një dekreti të ri të qeverisë, do të përballen me pesëmbëdhjetë ditë shtesë pa ngrohje qendrore.

Po ashtu italianëve do t’u kërkohet të ulin ngrohjen me një shkallë dhe të fikin ngrohësit për një orë shtesë në ditë.

Megjithatë, disa ndërtesa do të përjashtohen, duke përfshirë çerdhet dhe spitalet.

E gjitha vjen teksa qeveritë në Evropë kërkojnë të reduktojnë kërkesën dhe të mbështesin furnizimet me energji përpara dimrit. Shumë prej tyre vareshin nga gazi rus, i cili është kufizuar pas luftës në Ukrainë.

Italia, para pushtimit rus të Ukrainës, ishte importuesi i dytë më i madh i gazit rus në BE, me importet që përbënin 40 për qind të furnizimit total.

Tani, përqindja ka rënë në 10 pasi Roma është kthyer drejt burimeve të tjera të energjisë dhe gazit natyror të lëngshëm.

Shumë qeveri evropiane kanë shpallur plane të ngjashme të kursimit të energjisë.

Në Francë, shtëpitë dhe zyrat do të ngrohen deri në 19 gradë Celsius, nuk do të ketë ujë të nxehtë në ndërtesat publike, si dhe do të ulet temperatura në pishina dhe palestra.

Ndalimi i dyerve të hapura në dyqanet me ngrohje ose ajër të kondicionuar, është shtrirë në mbarë vendin.

Edhe Spanja ka urdhëruar më parë që ngrohja të mos ngrihet mbi 19 gradë Celsius, si dhe urdhëroi që dyert të mbyllen në mënyrë që të mos humbasë nxehtësia dhe që dritat në vitrinat e dyqaneve të fiken pas orës 22:00.

Kurse Gjermania ka ndaluar ndriçimin e monumenteve dhe ndërtesave publike për arsye estetike dhe ka paralajmëruar se ngrohja mund të fiket në hyrje, korridore dhe holle të ndërtesave publike.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore