Lajme

Itali/500 mijë dollarë për të shpëtuar pemët në Romë


Beteja për të shpëtuar pishat karakteristike të Romës, nga një parazit i rrezikshëm, është duke vazhduar.

Pemët, të cilat ofrojnë freski nga vera e nxehtë e Romës, janë infektuar me disa insekte me origjinë nga Amerika e Veriut, të cilët janë të aftë të kalbin pemët brenda dy apo tre viteve.

Paraziti arriti në Romë tre vite më parë dhe ka infektuar 80% të 1 milion pishave që zbukurojnë rrugët, parqet dhe zonat bregdetare të kryeqytetit italian.

Pas protestave të shumta nga shoqatat mjedisore dhe kulturore, si dhe nga vetë banorët e Romës, Nicola Zingaretti, presidenti i rajonit të Lazios, tha se 500 mijë euro do të veçoheshin vetëm për të shpëtuar pishat, të cilat, tha ai ” janë pjesë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të qytetit, dhe duhet të ruhet “.

“Ne kemi marrë në konsideratë alarmin e ngritur nga shumë qytetarë dhe shoqata të Romës”, shkroi Zingaretti në median sociale, Facebook.

“Rajoni i Lazios do të bëjë pjesën e vet.”

Një program për të shpëtuar pemët u hartua edhe në vitin 2019 nga autoritetet e Lazios dhe Romës, por u pengua nga pandemia e coronavirus-it.

Paraziti arriti në rajonin e Campania-s në vitin 2014, ku ka dëmtuar mijëra pisha përreth qytetit të Napolit, dhe që prej asaj kohe është zhvendosur në Romë.

Në disa zona të Romës, ku është vonë shpëtimi i pemëve, zgjedhja e vetme ka qenë prerja e tyre, ndonëse u shoqërua me protesta nga banorët.

Sipas qytetarëve, problemi ka ardhur duke u përkeqësuar pasi ka munguar përkujdesja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore