Vende

Ishull i Vogël, por me përkushtim të madh


Ai mban emrin Ishulli i Vogël, por vizioni dhe buxheti që fshihet pas tij është kolosal.

E përditshmja, CNN, tregon se shtatë vjet pasi planet për të u zbuluan, parku publik në lumin Hudson në New York City u hap më datë 21 të muajit maj.

Kjo falë miliarderit Barry Diller dhe donacionit të tij prej 260 milionë dollarësh që ka transformuar pjesën perëndimore të Manhattan-it, dikur të braktisur dhe lënë pas dore.

Ishulli i Vogël është ngritur mbi shtyllat e ish skelës 54 që lidhet me Manhattan-in nëpërmjet një vendkalimi që i çon vizitorët nga Distrikti Meatpacking në vendin ku u morën të mbijetuarit e Titanic-ut dhe nga u nis Lusitania.

Dikur, pjesa perëndimore e dominuar nga një port aktiv, të vriste sytë nga vendet industriale dhe kampet e pastreha, përpara se të ringjallej nga duke u shndërruar në pjesën më të madhe të tij në një part të mahnitshëm.

Shtojca e fundit, Diller Island, është përshkruar nga kritiku i arkitekturës, Michael Kimmelman, si pamje magjepsëse.

E mbushur me florë, pjerrësia e tij prej 2.7 hektarësh, shpërfaq një amfiteatër me 687 vende dhe me një pamje të ngrohtë kah perëndimit të diellit.

Një banore e vjetër vendase, Janet Alvarez, e cila është edhe vizitore e parkut, ka thënë për CNN se e ka parashikuar këtë hapje të parkut për vite me radhë. Kjo pasi dita e shumëpritur u vonua për shkak të pengesave ligjore dhe së fundmi, pandemisë.

“Po shpërthej nga emocionet. Dhe të shoh njerëz që buzëqeshin e që duken të lumtur nga heqja e maskës. Është një ditë e mrekullueshme në lagje”, është shprehur e gëzuar Alvarez.

Për 20 vitet e ardhshme, Fondacioni Familjar The Diller – von Furstenberg i Diller-it dhe gruaja e vet, Diane von Furstenberg, do të paguajë për mirëmbajtjen e parkut.

Dhe ky nuk është fondacioni i vetëm. Ai ka dhuruar 20 milionë dollarë për High Line, një hekurudhë e ngritur për përdorim, e shndërruar në një park qiellor.

Gjithashtu Diller-i ka ndërtuar edhe selinë e vet të korporatave IAC pranë kësaj hekurudhe, në një ndërtesë të projektuar nga arkitekti Frank Gehry.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore