Lajme

Ish-Sekretari i NATO-s: Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet


George Robertson

George Robertson, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve 1999-2003, ka deklaruar se të jesh i ashpër me Serbinë të shpërblehet.

Këto komente, ish-kreu i NATO-s i ka bërë pasi që ka marrë pjesë në një diskutim të Komisionit për Punë të Jashtme të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

“Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën”, ka deklaruar Robertson.

Me të thënë këtë, reagoi deputetja britanike, Alica Kearns, kryetare e këtij Komisionit, ku theksoi se ”nuk mund të mendoj një shembull ku në 4 vjetët e fundit kemi treguar forcë”.

Ndërsa Robertson iu përgjigj duke i thënë se “kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”.

Në diskutimet që u bënë në këtë Komision mori pjesë edhe ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.

Cliff ka kërkuar informacione se çfarë po ndodhë me hetimet për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne duhet të pyesim miqtë tanë në BE se çfarë kanë bërë me raportin e Qeverisë së Kosovës. Është dorëzuar në Bruksel në janar, ja ku jemi në mes të marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?”, ka theksuar Cliff.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore