Lajme

Ish-kryeministri katalanas Puigdemont lihet i lirë pas arrestimit në Sardenjë


Ish-kryeministri rajonal katalanas, Carles Puigdemont, u arrestua të enjten e 23 shtatorit në Sardenjë (Itali).

Politikani kishte udhëtuar atje për të marrë pjesë në një konferencë, sipas avokatit të tij Gonzalo Boye dhe burimeve nga partia e tij “Së bashku për Katalonjën” (Junts per Catalunya).

Puigdemont iu nënshtrua një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Supreme e Spanjës.

Kjo, për rolin e tij në përpjekjen e vitit 2017 për mëvetësim në rajonin verilindor.

Asokohe u mbajt një referendum i paligjshëm pas një deklarate të njëanshme të pavarësisë në parlamentin rajonal.

Puigdemont u largua nga Spanja për të shmangur arrestimin dhe që atëherë jetonte në Belgjikë.

Të premten e 24 shtatorit, politikani u lirua nga një gjykatë italiane e apelit.

Nëse arrestimi konsiderohet i vlefshëm, e njëjta gjykatë do të duhet të vendosë nëse do t’ua dorëzojë ish-kryeministrin autoriteteve spanjolle.

Por, ky proces mund të zgjasë deri në 60 ditë.

Askush në Itali, deri më tani, nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë pse urdhri i arrestit nuk u aktivizua javën e kaluar kur Puigdemont mbërriti në Paris.

Puigdemont u lirua nga gjyqtari pasi bëri një deklaratë dhe nuk ka kushte për lirimin e tij. Ai do të duhet të dalë sërish para gjykatës më 4 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore