Kosova

Ish-kryeministri grek: S’mjafton vetëm vendimi për Manastirin e Deçanit, duhet Asociacioni për anëtarësimin e Kosovës në KiE


Aleksi Tsipras

Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka deklaruar se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nuk mjafton për ta mbështetur anëtarërismin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këto komente, Tsipras i ka i ka bërë në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për raportin e raportueses për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Dora Bakoyannis.

“Kjo nuk mund të jetë e mjaftueshme për ta mbështetur anëtarësimin. Kemi parë eskalime shumë serioze. Disa për shkak të Beogradit, por edhe disa të tjera për shkak të vendimeve të Prishtinës. Ajo që është me rëndësi, është se na duhen veprime për sa i përket ligjit për shpronësim dhe propozime me mirëbesim për themelimin e Asociacionit, duke përfshirë edhe udhërrëfyesin. Nuk mund të ndërtojmë paqe mbi zotime abstrakte”, tha ai.

Sipas ish-kryeministrit grek, nevojitet “gjetja e një kompromisi politik”, dhe se kryeministri Albin Kurti duhet ta shfrytëzojë kapitalin e vet politik, ashtu si presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Politikanët duhet ta kenë vullnetin politik për progres, edhe nëse kjo nënkupton sakrifikimin e një pjese të kapitalit të tyre politik. Kam folur shumë herë edhe me kryeministrin Kurti, që besoj se ka një kapital shumë të rëndësishëm politik me njerëzit e tij, që ai duhet ta shfrytëzojë dhe siç kam folur disa herë me presidentin Vuçiç në Serbi që edhe ai mund ta shfrytëzojë kapitalin e vet politik”, deklaroi.

Nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së për anëtarësimin e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore