Lajme

Ish-komandanti i Azov-it njofton përgatitjen për të ‘zhbllokuar’ Mariupol-in


Përveç mënyrës diplomatike të zhbllokimit të Mariupol-it, mbrojtësit ukrainas po punojnë për përgatitjen e një plani ushtarak.

Kjo punë po kryhet me udhëheqjen më të lartë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, deklaroi ish-komandanti i Regjimentit Azov Maxim Zhorin.

Lajmi u bë i ditur nga mediat ukrainase, duke cituar një intervistë për Channel 24.

Sipas tij, për një muaj e gjysmë ishte absolutisht e mundshme të kryhej një zhbllokim ushtarak i Mariupol-it.

Zhorin u shpreh se qindra vullnetarë shprehën gatishmërinë për të shkuar në debllokimin e qytet-portit, pavarësisht kompleksitetit të një operacioni të tillë.

Aktualisht, thotë ai, nuk është më e mundur të kryhet një zhbllokim njëfazor.

Ai shtoi se kjo do të marrë shumë kohë, pasi fillimisht duhet të kompletohen pajisjet dhe armatimet e nevojshme ushtarake.

Zhorin siguroi se konsultimet për këtë çështje kryhen ekskluzivisht me udhëheqjen e lartë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore