Lajme

Ish-avokati i Trump: “Nuk pendohem për dëshminë time, as një ish-president nuk është mbi ligjin”


“Për herë të parë në historinë e vendit tonë, një ish-president i Shteteve të Bashkuara është akuzuar”, shkruan në një deklaratë Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump dhe dëshmitari kryesor në çështjen Stormy Daniels që çoi në padinë e ish- Presidentit.

“Nuk jam i lumtur ta bëj këtë deklaratë dhe gjithashtu dëshiroj t’u kujtoj të gjithëve prezumimin e pafajësisë. Megjithatë, më ngushëllon të mendoj se askush nuk është mbi ligjin, madje as një ish-president”.

Duke forcuar dëshminë e tij dhe përgjegjësinë për aktin Cohen vazhdon më tej në deklaratën e tij.

“Aktakuza e sotme nuk është fundi i këtij kapitulli, por fillimi. Marrja e përgjegjësisë është e rëndësishme dhe unë i qëndroj dëshmisë sime dhe provave që kam dhënë në prokurorinë e Nju Jorkut”, nënvizon ish-avokati i Trump.

Donald Trump paditet nga një juri madhore, e para herë në historinë amerikane për një ish-president

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore