Lajme

Donald Trump paditet nga një juri madhore, e para herë në historinë amerikane për një ish-president


Fati i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duket se do të vuloset shumë shpejt, pasi ai është paditur nga një juri madhore në SHBA, lidhur me akuzat për një çështje ku i ka paguar një shumë parash një ish-pornostareje, për të mos folur para ligjit mbi Trumpin.

Juria votoi pro aktakuzës, e cila në vetvete përmban një padi kriminale dhe është hera e parë në historinë amerikane, kur një president përballet me një rrethanë të tillë.

Praktikisht, kjo aktakuzë përbën edhe një gjysmë plotësimi të një “profecie” nga vetë Trump, i cili më 18 mars, deklaroi se ai ishte shumë pranë arrestimit.

Kjo ngjarje, mund t’i vendosë përfundimisht edhe vulën kandidimit të tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ku ai ka shpallur zyrtarisht qëllimin për të qenë në betejën elektorale.

Nga kampi i Trump, ka reaguar menjëherë djali i tij, Donald Jr., duke e quajtur vendim e jurisë madhore, të ngjashëm me një “votim komunist”.

“Këto gjëra mund t’i bënin Maon, Stalinin apo Pol Pot të skuqeshin”, tha ai ironikisht, duke e zhvlerësua në themel vendimin.

Ndërsa, nga ana e Partisë Republikane, ku Trump aderon, shqetësimi shkon përtej vendimit, pasi sipas grupit të ligjvënësve, kjo aktakuzë është edhe aseti më i madh për fushatën e tij të ardhshme parlamentare.

Ndërsa, nga ana e Partisë Republikane, ku Trump aderon, shqetësimi shkon përtej vendimit, pasi sipas grupit të ligjvënësve, kjo aktakuzë është edhe aseti më i madh për fushatën e tij të ardhshme parlamentare.

Zanafilla e hetimeve

Prej pesë vjetësh, hetuesit në New York e kanë hetuar çështjen e dhënies së parave në këmbim të heshtjes, nga ana e Trump, lidhur me ish-aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Ai i ka paguar asaj një shumë të majme parash, për të mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre seksuale, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, sipas akuzës.

Shuma e dhënë ka qenë prej 130 mijë dollarësh dhe kjo çështje, është ndër të shumtat ku ish-presidenti është i përfshirë.

Së fundmi, sipas një hetimi nga Kongresi amerikan, ai ka përfituar dhurata në shumën prej 250 mijë dollarëve përgjatë katër viteve të mandatit të tij, në formën e dhuratave nga shtete të huaja.

Ndër këto dhurata, ka pasur edhe thika me vlerë 25 mijë dollarë, apo shkopinj golfi tejet të shtrenjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore