Sport

Inter po monitoron anësorin e Club Brugge


Inter Milan po monitoron anësorin e Club Brugge, Tajon Buchanan, sipas Sky Italia.

Reprezentuesi kanadez e ka parë vlerën e tij të transferimit të dyfishuar që kur iu bashkua gjigantëve belg nga New England Revolution në janar 2022 në një transferim prej 6 milionë euro.

Buchanan, 24 vjeç, ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat për Brugge, duke përfshirë gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Me kontratë me Brugge deri në qershor 2025, Buchanan ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Interi është i interesuar, por po pret deri në fund të sezonit përpara se të shqyrtojë një ofertë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore