Sport

Inter përgatit transferimin e Dybala-s gjatë verës


Drejtuesit e Inter-it janë vënë seriozisht në garë për të transferuar futbollistin e Juventus-it, Paolo Dybala-n.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” drejtori sportiv i Inter-it, Beppe Marota, pritet që gjatë javës së ardhshme të takohet me agjentin e futbollistit, për të tentuar ndonjë marrëveshje.

Dybala-s i skadon kontrata me bardhezinjtë në verën e ardhshme, por palët ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta rinovuar atë.

Sipas mediave në Itali, Juventus-i i ka ofruar argjentinasit një kontratë tre-vjeçare me një pagë prej 7 milionë euro në sezon plus bounuse.

Ndërsa Dybala kërkon 2 milionë më shumë dhe një kontratë më të gjatë.

Nga kjo mosmarrëveshje mes tyre, kërkojnë të përfitojnë drejtuesit e Inter-it, në mënyrë që ta transferojnë Dybala-n me parametra zero gjatë afatit kalimtar veror.

Kujtojmë që 28 vjeçari u kërkua edhe gjatë afatit kalimtar veror të kaluar te Inter-i, por ai në fund vendosi që të qëndrojë në Torino.

Dybala është pjesë e Juventus-it që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga Palermo për shumën e 41 milionë eurove.

Deri më tani, ai ka zhvilluar 281 ndeshje me fanellën bardhezi, prej të cilave ka realizuar 112 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore